Edhe këtë vit Qeveria ua paguan diasporës policën kufitare, duhet të aplikojnë për rimbursim

Ministri i Financave, Hekuran Murati përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të mbulojë shpenzimet e bashkëatdhetarëve për pagesën e policës kufitare.

Ai gjithashtu ka treguar se ndryshe nga dy vitet e kaluara, këtë vit për të shmangur edhe pritjet, ajo mund te paguhet edhe online, shkruan Gazeta Online Reporteri.

Postimi i plotë:

Edhe këtë vit, Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët tanë.

Mirëpo për dallim nga dy vitet paraprake, kur polica e subvencionuar merrej në pikën kufitare, këtë vit ka ndryshuar procedura.

Procedura vazhdon të jetë e thjeshtë dhe nuk ju merr kohë, e madje mund të evitoni edhe pritjet në kufi kur e bleni online para se të niseni.

Pasi ta keni blerë policën, ju mund të aplikoni për rimbursim të pagesës në formularin online të Ministrisë së Financave.

✅Hapi 1:
Para se të niseni për në Kosovë, policën kufitare mund ta bleni online përmes linkut më poshtë:
https://api.bks-ks.org/PolicaOnline/sq-AL

✅Hapi 2:
Pasi ta keni blerë policën, ju mund të aplikoni për rimbursim të kostos duke plotësuar këtë formular:
https://masa4-5.rks-gov.net

Polica mund të blihet edhe fizikisht në pikat kufitare hyrëse, mirëpo, që të mos keni nevojë të prisni në kufi, e të mos shkaktohen kolona, rekomandohet që polica të blihet online para se të niseni për Kosovë.

Mbështetja vlen për autoveturat për pasagjerë dhe motoçikletat, dhe rimbursimi bëhet për qëndrime deri në 3 muaj brenda vitit kalendarik.

PS. Rimbursimi mund të kërkohet për të gjitha policat që keni blerë nga data 1 janar 2022 e këtej, me kusht që periudha e tërësishme e mbulueshmërisë për një automjet të mos kalojë 3 muaj brenda vitit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme