E mërkurë, 26 Tetor 2016 – Sakte.net
Ai që pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Malit të Zi, Dushko Markoviq, të cilin, pas dorëheqjes, pritet ta nominojë vetë Millo Gjukanoviq, del të jetë mik i afërt i presidentit Thaçi.
Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, sot ka paralajmëruar se po tërhiqet dhe se më nuk do të vazhdojë si kryeministër.
Kurse, Partia e tij Demokratike e Socialistëve, paralajmëroi se për kryeministër do ta nominoj zëvendësin e tij, Dushko Markoviq, transmeton Telegrafi.
Por, përveç Gjukanoviqit, i cili njihet për raporte shumë të mira me presidentin Thaçi, të tilla raporte del se ka edhe Markoviq, që pritet të jetë kryeministri i radhës i Malit të Zi.
Në fotografitë e inaugurimit të Thaçit president shihet se pjesë e ceremonisë ishte edhe vetë Dushko Maroviq.
Maroviq vlerësohet si njeriu më i afërt i Gjukanoviqit në Mal të Zi. /Telegrafi/