Edhe ky Shën Valentin e ‘zuri’ pa të dashur, me këtë dhuratë e ngushëllon vetën Big Mama

Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama, është njëra nga artiset më të dashura për publikun.

Ani pse ka kohë që nuk e kemi parë me një ndonjë projekt të ri muzikorë, ajo gjithmonë është në qendër të vëmendjes, shkruan ORAinfo

Këngëtarja është mjaftë aktive në mediat sociale.

Ajo ka publikuar disa fotografi teksa tregoi se ka shpërblyer vetën me një veturë modeste pasi qe nuk kishte pranuar dhuratë për Shën valentin.

“I dua festat ngase ato sjellin gëzim dhe dhurata por më së shumti e çmoj dhe dua vetveten, meqenëse për ditën e të dashuruarve nuk pranova ndonjë dhuratë vendosa që t’a shpërblej veten me një veturë modeste dhe shumë sharmante. Dashuroni por veten mos anashkaloni” ka shkruar këngëtarja. /ORAinfo/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme