Edhe zëvendësministrit i del rend t’i këshillojë deputetët: Leni inatet politike për Demarkacion

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka dhënë një mendim për zhvillimet aktuale që po ndodhin në Kosovë.

Zeka përmes një shkrimi ka theksuar se demarkacioni me Malin e Zi në afat sa më të shkurtë duhet të ratifikohet. Sipas tij, kjjo çështje hap rrugën e qytetarëve drejt BE-së.

“Ditët po ikin dhe qytetarët po presin se çfarë po bëjnë udhëheqësit e tyre. Demarkacioni është bërë sikur thembra e Akilit për institucionet e Kosovës. Prandaj në këto momente kur qytetarët kanë nevojë dhe është interes shtetëror që të lëvizin lirshëm në zonën shengen institucionet e Kosovës duhet në afat sa më të shkurtë të mbyllin këtë çështje tejet të zgjatur. Miratimi i demarkacionit përveç aspektit të rregullimit të kufijve hap edhe rrugë për dalje nga kjo geto jo me vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Duhet të lihen inatet politike dhe partiake dhe të mbizotëroj arsyeja dhe të mbyllet historia e demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë Zeka.

Ai shtoi se përgjegjësinë për këtë e ka çdo deputet dhe po ashtu lider politik.

“Duhet të kalohet për mbi egot personale dhe të punohet për interes shtetëror. Askush nuk mund ti ik përgjegjësisë politike, morale e institucionale. Qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë këtë zvarritje”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin është shtyrë për të mërkurën e javën së ardhshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme