Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati nga Vetëvendosje, së fundi ka emëruar drejtorët e kësaj komune.
Kastrati ka emëruar edhe një serb në pozitën e nënkryetarit, ai është Bojan Stamenkovic.
Edhe pse fillimisht pati disa raportime që Stamenkovic është anëtar i Listës Serbe, ai ka mohuar se i takon ndonjë subjekti politik, duke thënë që do t’i përfaqësojë vetëm serbët, por jo edhe ndonjë parti.
Stamenkovic ka treguar edhe marrëveshjen që lidhi me Kastratin – duke thënë që e ka pasur kusht që të të mos jetë me ndonjë parti.

Qëndron Kastrati me ekipin e tij ka përmbushur premtimin e tij, që në ekip të ketë barazi gjinore duke emëruar më shumë gra se sa burra në ekipin e tij./GazetaBlic./




