Kryeministri Edi Rama ka publikuar një thënie të shkrimtarit Samuel Beckett në rrjete sociale, ku duke u nisur nga zhvillimet brenda PD-së, duket se u drejtohet atyre.
“Aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë”– është një pjesë e thënies së shkrimtarit, por pavarësisht përmbajtjes së saj, kryeministri nuk ka preferuar ta kontekstualizojë me situatën në PD.
THËNIE E DITËS. Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njeri që nuk do asgjë më shumë se sa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet njëçikë më pak e hidhur. Samuel Beckett
Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha sëbashku me disa prej mbështetësve të tij kanë hyrë në zyrat e selisë së Partisë Demokratike, duke pretenduar se disa prej tyre nuk janë lejuar dhe se ka pasur persona të armatosur në rrethimin e godinës.
Në një konferencë për mediat pas ardhjes së Berishës në zyrë, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se kjo ishte një lëvizje që minon demokracinë në vendin tonë, dhe se ishte përpjekja e fundit e kryeministrit Berisha.