Ashtu siç ishte paralajmëruar Saimir Tahiri, Bledi Çuçi, Ilir Beqaj dhe Blendi Klosi nuk janë më ministra në kabinetin “Rama”. Në daljen e përjavshme në facebook Rama listoi arsyet se përse janë bërë këto ndryshime duke hedhur edhe akuza të forta ndaj opozitës për shpifje.
“Gjatë 24 orëve të fundit keni dëgjuar lloj e lloj teorish konspirative për ndryshimet në qeveri. Tani dua tua shpjegoj unë si qëndron çështja e këtyre ndryshimeve. Së pari këto ndryshime nuk kanë lidhje me shfaqjet elektorale që jepen një orë paradite dhe një orë pasdite në studion televizive që është instaluar poshtë zyrës time. S’ka lidhje as me muzikën që mbush çadrën bosh, e cila është një muzikë bosh. Te gjitha ndryshimet jane politike dhe ministrat dhe ministret qe do ti coj Presidentit per dekretim do te jene të 4 nga rradhët e PS.
Ndryshimet nuk nxiten nga rezervat e punës së bërë. Filloj nga Saimit Tahiri, kampioni jonë në Policinë e Shtetit që u kthye në institucionin më të besuar. Edhe Klosi e Beqaj që u godit papushim.”, tha Rama.