Patozi: Rama spastroi të gjithë kundërshtarët e Veliajt

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka reaguar lidhur me shkarkimin e ministrave të qeverisë Rama. Me anë të një statusi në faqen e tij “Facebook” Patozi shkruan se Rama pastroi ferrat që shponin Velaijn, por kjo nuk është arsyeja kryesore.

“Ndaj mos u lodhni kot të gjeni arsyet se përse u mbulua sakrifikimi i Saimir Tahirit me 3 koka të tjera turku, të cilat u perdoren per kusur që superministri të mos ekzekutohej i vetëm. Apo që Edi Rama i pastroi me këtë rast të gjitha ferrat, që i shponin këmbët Erion Veliajt, jo vetëm rivalët, por edhe ish­ rivalët në parti. Le më pastaj të kërkosh përsenë e largimit të Bledi Cucit, për të cilin 99 përqind e njerëzve vetëm sot janë kujtuar që është ministër. Dhe kjo ndoshta jo për faj të tij. E vetmja gjë që duhet mbajtur mend është se tashmë qeverinë e Edi Ramës, cfarëdo qe t’i besh, sado në pjesë të ndash, sido që ta maskosh, ajo prapë kungulleshkë do të mbetet”, shkruan Patozi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme