QKUK tregon se cila është gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Rexhepi

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi po qëndron në përkujdesje intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Siç njofton QKUK, Rexhepi është duke u trajtuar në repart intensiv për shkak të problemeve shëndetësore.

“Ju konfirmojmë se në mjekimin intensive qendror të QKUK-së, është duke u trajtuar ish-kryeministri dr. Bajram Rexhpi, cili ka pasur problem shëndetësore që duhen të trajtohen në këtë njësi.

I janë bërë analizat laboratorike dhe radiologjike dhe është nën kujdesin intensiv të vazhdueshëm shëndetësorë të mjekëve të QKUK-së,” thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Lidhur me problemet shëndetësore të ish- kryeministrit të Kosovës, QKUK njofton se është formuar grup i mjekëve të lëmive të ndryshme.

“Është formuar një konsilium në përbërje të mjekëve të lëmive të ndryshme përfshirë neurolgun, kardiologun, kirurgun vaskularë, anesteziologun dhe lëmitë e tjera sipas nevojës”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.