Edi Rama tregon se si ka lobuar për Pavarësinë e Kosovës me Ibrahim Rugovën e Baton Haxhiun

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë i ftuar mbrëmë në Vizon Plus të Shqipërisë përballë opinionistëve atje.

Njëri nga ta e ka “akuzuar” Ramën për mungesë të patriotizmi në fillimet e tij në politikë.

“Unë kam qenë jam dhe do të jem patriot. Unë nuk jam dhe nuk do të jem kurrë nacionalist. Pastrioti është ai që të mirën e vendit të vet, nuk e kërkon sit ë keqen për tjetrin”, ka thënë Rama në Real Story, transmeton Klan Kosova.

“Nacionalisti është ai që duke i bërë keq tjetrit, kërkon të nxjerrë përfitime për popullin e vet, por duke çuar natyrisht vendin e vet në skëterrë”.

Ai ka shpjeguar edhe detaje nga një udhëtim që ka pasur së bashku me ish-presidentin historik Ibrahim Rugova në Itali ku kanë lobuar për pavarësinë e Kosovës gjatë viteve ’90-të.

“Sa kam qenë si kam qenë unë mund të pyesni kolegun tuaj Artur Zheji dhe kolegët e tjerë nga Kosova kur në vitin e largët 1992 së bashku me të ndjerin Ibrahim Rugova dhe me një grup tjetër të madh njerëzish kemi qenë në kongresin e Partisë Radikale Transnacionale në Itali dhe unë kam qenë promotor së bashke me Baton Haxhiun të një deklarate për pavarësinë e Kosovës”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme