Edita Tahiri “i ngjitet” Ashtonit

Ministrja Edita Tahiri ka pritur sot në një takim dreke ish-përfaqësuesen e Lartë të BE-së Baroneshën Catherine Ashton dhe ish-Gjeneralin e parë të KFOR-it në Kosovë, Sir Mike Jackson, me të cilët ka kujtuar hyrjen e NATO-s dhe rolin e gjeneralit britanik në vendosjen e KFOR-it në Kosovë.

“Në këtë takim u evokuan kujtime të bashkëpunimit nga koha e hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe roli historik i Gjeneralit Jackson në vendosjen e trupave të KFOR-it në Kosovë, si një moment shumë i rëndësishëm në largimin e përhershëm të forcave serbe nga Kosova dhe ndaljen e gjenocidit serb mbi shqiptarët”, thuhet në komunikatën zyrtare.

“Po ashtu u fol për rolin udhëheqës të Ashton në dialogun e Brukselit për paqe, fqinjësi të mirë dhe integrime euroatlantike, proces ky që ka sjellë për herë të parë marrëveshje të nënshkruara në mes të dy shteteve dhe i cili ka mundësuar që Kosova të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me BE-në duke e nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe pasuar nga avancimi i raportit integrues me NATO-n”, thuhet më tej.

Ministrja Tahiri me këtë rast tha se dy personalitetet kanë zënë vend të dinjitetshëm në historinë e re të Kosovës dhe kombit shqiptar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme