Kosova nuk e ka kushtëzuar Serbinë në asnjë mënyrë, kurse dokumenti për të cilin po flitet në Beograd i është dorëzuar Brukselit në vitin 2014. Kështu ka thënë ministrja për Dialog, Edita Tahiri.
Ajo për mediat serbe ka thënë se ai dokument i është dorëzuar Brukselit në kuadër të marrëveshjes për temat për të cilat do të bisedohet gjatë bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, transmeton lajmi.net.
“Kosova askënd nuk e kushtëzon. Asnjë letër nuk ia kemi dorëzuar Brukselit”, ka thënë Tahiri, e cila shton se bëhet fjalë për manipulim të Beogradit.
Se nuk ka dokument të ri të dorëzuar nga Kosova, ka sqaruar edhe zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijnaçiq.
“Dje ia dorëzova dokumentin origjinal zyrtarisht të dorëzuar në Bashkimin Evropian në vitin 2014. Këtë dokument nuk e kemi publikuar zyrtarisht, mediat kanë mundur ta kenë siguruar nga burime tjera, dhe kjo shpreh interesimin dhe shkathtësinë e tyre. Por dokumenti origjinal është vlera juridike e dokumentit”, ka deklaruar sot gjatë ditës Tahiri për lajmi.net
Ndërkaq, Qeveria e Serbisë sot ka mbajtur mbledhje urgjente për shkak të “kërkesave skandaloze” siç i kanë quajtur ata kërkesat “inezistente” të Kosovës. /Lajmi.net