Këngëtarja kosovare, Edona Llalloshi, është njëra nga artistet më të dashura për publikun.
Ajo është një bashkëshorte dhe një nënë shumë e përkushtuar, duke treguar se familja është gjëja më e rëndësishme për të, shkruan ORAinfo.
Por, këngëtarja është shumë e angazhuar edhe në profesionin e saj, pasi që pothuajse në çdo mbrëmje është e ftuar në dasma e ahengje.
Edona se fundmi po qëndron në Toronto të Kanadasë, se bashku me vëllanë e saj, Miloti.
Atje Edona ka kënduar në disa dasma e ahengje.
Ndërsa mbrëmë, Edona ka qenë e ftuar në një dasmë se bashku me Milotin.
E veshur me fustan të gjatë e të bardhë, Edona ka shkëlqyer. /ORAinfo/