Edona Llalloshi, befasia e zgjedhjeve – merr afro 30 mijë vota nga qytetarët

Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi duket se është shndërruar në njërën nga befasitë më të mëdha të këtyre zgjedhjeve.

Ajo ka garuar si kandidate nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 19 dhe, sipas burimeve të Telegrafit, deri më tani ka siguruar një numër të konsiderueshëm votash.

Sipas informatave të siguruara nga burime të afërta me procesin zgjedhor, Edona Llalloshi pritet të ketë deri në afro 30 mijë vota, një rezultat mbresëlënës për një kandidate që vjen nga fusha e artit dhe kulturës.

Rezultatet përfundimtare ende nuk janë shpallur zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), por një gjë është e sigurt – prania e Edona Llalloshit në politikë ka zgjuar interes të madh dhe ka marrë mbështetje të gjerë nga votuesit.

Mbetet të shihet nëse këngëtarja do të arrijë të sigurojë një ulëse në Kuvend, por ky rezultat i deritanishëm dëshmon për një përkrahje të madhe që ajo ka fituar në këtë garë politike. /Telegrafi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme