Efekti i taksës – 80 milionë euro më pak import nga Serbia krahasuar me vitin e kaluar

Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet në kuadër të seancës plenare të parë për sesionin pranveror.

Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të VV-së, Xhelal Sveçla, ministri i Financave, Bedri Hamza ka treguar statistikat e importit të mallrave me prejardhje nga Serbia që nga vendosja e taksës, raporton lajmi.net.

Ministri Hamza në bazë të statistikave të doganave të Kosovës, ka thënë se që nga 21 dhjetori i vitit të kaluar  e deri më 28 janar të këtij viti, importi nga Serbia ka shënuar vlerën prej 7 milionë e 167 mijë eurosh.

Gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, siç ka bërë të ditur hamza importi shënonte vlerën prej 87 milionë eurosh.

Rënie drastike ka pasur edhe importi nga Bosnja.

Nga 27 dhjetori i vitit 2018 deri më 28 janar të këtij viti, është shënuar import vetëm 1 milion e 40 mijë euro.

Gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, importi shënonte vlerën prej 14 milionë e 465 mijë eurosh.

Po ashtu, Hamza ka thënë se Dogana i ka marrë të gjitha masat që të parandalojë kontrabandën e marllrave.

Ai tha që nga hyrja në fuqi të taksës janë kryer 204 patrullime dhe gjithësej 9 plane operative.

“Dogana e Kosovës me të gjitha kapacitetet ka ndërmarrë veprime që të parandalojë kontrabandën. Është rritë bashkëpunimi me policinë dhe organet tjera. Që nga hyrja në fuqi  e vendimit, janë kryer 204 patrullime. Me Policinë e Kosovës janë kryer 9 plane operative”, ka thënë ai.

“Janë evidentuar 91 raste të kundërvajtjeve doganore. Për periudhën 21 deri më 28 deri vërhet se importi nga Serbia dhe Bosnja është zëvendësuar kryesisht  me atë nga vendet fqinje”, ka bërë të ditur Hamza.

Ndërkohë, për praninë e madhe të mallrave serbe në marketet e Kosovës, Hamza ka thënë se ato kanë pasur rezerva  të mëdha të tyre, të cilat nuk janë shpenzuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme