Efi flet hapur: Këtë pjesën e kam pasur si gungë

Fansi e pyet: ‘A e ke bërë 2 herë hundën?’ Efi flet hapur: Këtë pjesën e kam pasur si gungë.

Efi Dhedhes është një nga ish-banoret e “Big Brother VIP 2” më të komentuara dhe të dashura nga publiku. Pas rrugëtimit të saj në reality show, ajo nuk ka qenë aktive në televizion.

Por Dhedhes qëndron pranë fansave të saj përmes rrjeteve sociale. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan foto e video të ndryshme.

Ndërkohë së fundmi, Efi ka vendosur që të bëjë një bisedë virtuale me mijëra ndjekësit e saj. Dikush e ka pyetur atë nëse e ka bërë hundën 2 herë.

“A e ke bërë 2 herë hundën? Sa e kënaqur je?”, e ka pyetur dikush dhe Efi i është përgjigjur në “Instastory”:

“Më në fund do i kthej përgjigje kësaj pyetjes. Hundën e kam bëtë vetëm 1 herë. Herën e parë kam pas bërë filler, e kam pasur këtë pjesën këtu si gungë, e kam pasur bosht. Kurse tani kam shtuar kockë në këtë pjesën këtu”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme