Pas javësh të tëra ulje e ngritje në marrëdhënien e tyre, duket se mes Eglit dhe Gjestit po fryjnë erëra më të ngrohta.
Edhe pse Egli, pas rikthimit në shtëpi, u tregua mjaft e rezervuar ndaj Gjestit dhe shpesh u pa në distancë emocionale, gjërat kanë marrë një kthesë krejt tjetër natën e kaluar.
Të dy u panë duke ndarë shtratin, dhe jo vetëm kaq – ata nuk i rezistuan më afërsisë dhe nisën të shkëmbejnë puthje plot dashuri.
Një moment që i habiti edhe banorët e tjerë, të cilët e kishin ndjekur me shumë kuriozitet dinamiken e tyre të çuditshme.
Por, si për ta bërë skenën edhe më të ëmbël dhe gazmore, Danja dhe Loredana vendosën t’i vëzhgojnë.
Të dyja shkuan ngadalë pranë krevatit dhe nisën t’i përgjojnë nga sipër, duke u përpjekur të mos bëjnë zhurmë.
Por, sapo Egli dhe Gjesti i kuptuan, shpërthyen të gjithë në të qeshura, duke kthyer momentin romantik në një skenë të lezetshme që i dha jetë mbrëmjes në shtëpi