Gjesti dhe Egli tashme janë martuar në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 4.
Moderatori i BBVA Ledion Liço ka kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni që është duke u mbajtur në oborr të Big Brother.
“Do të qëndrojë afër aq sa mundem. Të dua”, i tha shkurt Gjesti, Eglit kur Ledion Liço i kërkoi t’i thoshte dy fjalë.
Të pranishëm janë edhe opinionistët: Arbër Hajdari dhe Neda Ballku e shumë ish-banorë të këtij formati.
Për atmosferën po përkujdeset këngëtarja nga Kosova, Remzie Osmani dhe vëllai i saj, Nexhati.
“Uroj që të jemi gjithmonë bashkë”, tha në fjalimin e saj Tako.