“Ejani me ne!” -Arrestimi i Metës, flet Sekretari Organizativ që ndodhej në makinë: U terrorizuam! Na rrethuan automjetin dhe…

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca, ka shprehur momentet e arrestimit të Ilir Metës, pasi ai ndodhej në automjet së bashku me të.


Peca u shpreh se ishin duke iu drejtuar Tiranës e për shkak të trafikut u ul shpejtësia e makinës, sipas tij, më pas automjeti i Metës është rrethuar nga makina të tjera, e prej tyre dolën efektivët e veshur civilë.

Dëshmitari okular tha se policët u nxorën armën dhe u thanë “Hajdeni me neve”.

Peça shtoi se menduan që po u bëhej një akt i qëllimshëm ndaj tyre dhe se u ‘terrorizuan’.

“Po vinim drejt Tiranës u bllokua rruga dhe trafiku, ula shpejtësinë e mjetit. Pashë një makinë që po na afrohej, sepse kam punuar me sigurisë, na rrethuan makinën dhe dolën disa banditë me maska. Nuk kishin uniforma dhe nxorën armën.

“Hajdeni me neve”. Menduam se na bënë akt, iu terrorizuam. Na shoqëruan në Komisariat, nuk bëjnë asnjë veprim sepse prisnin urdhër nga lart nga Rama dhe Dumani. Nuk kishim asnjë vendim për të na ndaluar”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme