Burime të portalit Sakte.net kanë bërë të ditur se BDI është duke e analizuar me kujdes situatën në terren si dhe të gjitha rrjedhat politike në vend. Në shumë vendbanime me shumicë shqiptare, funckionarë të lartë të kësaj partie janë zhgënjyer me numrin e vogël të pjesëmarrësve. Kulminacioni ishte në Kumanovë ku në hapjen e shtabit të kësaj partie kishte më shumë përfaqësues të BDI – së sesa aktivistë.
Analizat e publikuara së fundmi që e paraqesin gjithnjë e më shumë në rënie BDI –në kanë ndikuar që kjo parti të izolohet dhe të mos ballafaqohet në debate me forcat e reja politike të cilat janë duke u pritur shumë me optimizëm nga popullata shqiptare në Maqedoni, e veçanërisht Lëvizja BESA e cila kohëve të fundit i ka konsoliduar radhët edhe me intelektualë të shquar dhe përfaqësues të shumtë të organizatave jo qeveritare.
Portali Sakte.net mëson se gjatë ceremonisë ku presidentit Hashim Thaçi iu nda çmimi “Honoris Causa” në Tetovë, janë zhvilluar takime sekrete edhe me liderin e PDSH – së, Menduh Thaçi. Qëllimi i këtyre takimeve, sipas burimeve tona, ka qenë shqyrtimi i mundësisë së BDI dhe PDSH të bashkohen në një listë në mënyrë që ta sigurojnë votën për të qeverisur edhe në një mandat. Një fakt të tillë në intervistën “Saktë” e ka konfirmuar edhe ish presidenti dhe ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka zbuluar se edhe ai personalisht është angazhuar për unifikimin e listës së BDI – së dhe PDSH – së./Sakte.net