Ekskluzive: Dalin në shesh kryespiunët që sot e udhëheqin Kosovën!

E martë, 08 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Sefedin Krasniqi

Në një emision në gjuhën serbe, i postuar më 03.11.2016, në Youtube, shefi i shërbimit informativ dhe kundërzbulimit serb me punë në Paris, i quajtur Miroslav Marjanovic, rrëfen para gazetares sesi UDB-ja serbe, gjatë lutës në Kosovë i ka dërguar lajmet më sensitive të vjedhura nga DGSE (Shërbimi Sekret e Francës) për të cilin, sipas Ibrahim Kelmendit, punonte Hashim Thaçi.

Emisioni zgjat një orë, por për lexuesit e Shqiptari.eu shkëputa vetëm më pak se dy minuta që të kuptohet sesi planifikohej ndarja e Kosovës 51:49 në të mirë të Serbisë, sipas modelit të Deytonit.

Në këta 2 minuta thuhet shumë, në pranverën e vitit 1998, Grupi i Kontaktit kishte kërkuar që SHBA-ja t’i afrohet UÇK-së për ta qetësuar.

SHBA-të kishin marrë rolin ta qetësojnë edhe Rugoven. Gjermania Sali Berishen dhe lajmet nga Boni bënin të ditur se Berisha kishe pranuar të bashkëpunojë në këtë drejtim. Anglia kishe marrë rolin ta «përpunojë» Bukoshin, ndërsa Franca Krasniqin. Por, nuk dihet për cilin Krasniq është fjala, Jakup apo Ahmet Krasniqin? Në të vërtetë, në dokument duket qartë se shkruhet B. Krasniqi, as J e as A, por edhe Berisha identifikohet me T. Berisha.

Qoftë Jakup Krasniqin apo Ahmet Krasniqin, shtrohet pyetja nëpërmes kujt do ta qetësonin francezët, sepse as Jakup Krasniqi as Ahmet Krasniqi nuk flisnin frëngjisht. Nëse Ibrahim Kelmendi e akuzon Thaçin si bashkëpunëtor të DGSE-së, as Thaçi nuk dinte frëngjisht, por as gjermanisht sa për të luajtur një rol aq të rëndësishëm me një komunikim të rrjedhshëm. Nga ana tjetër Arnauld Danjean thotë që Hashimi ishte rekrutuar nga DGSE-ja gjatë qëndrimit në Rambouillet!

Nëse vërtetë Hashim Thaçi është rekrutuar në Rambouillet, atëherë del se në vitin 1998 afër francezëve duket qartë se ishte Bardhyl Mahmuti dhe i njëjti ishte edhe mik me Jakup Krasniqin. Nga ana tjetër, në fund të vitit 1997 apo në fillim të vitit 1998, Ahmet Krasniqi kishte shkuar, me propozim të Hilmi Nebihit, ta vizitojë në banesën e tij në Zvicër Bardhyl Mahmutin. Bardhylit i kishin lënë një letër të destinuar për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Në një shkrim tjetër kam shkruar se Bardhyli nuk e kishte përcjellur letrën e Ahmetit askund, ashtu siç kam pohuar se personalisht në atë kohë i kam thënë Ahmetit dhe Hilmiut se kishin gabuar…

Edhe në një emision me Jugosllav Petrushiqin, gazetari maqedon, Vasko Eftov, e ngatërron Ahmetin me Jakupin dhe thotë se “Jakup Krasniqi u vra pasi kishte në dorë gjashtë shërbime sekrete të ndryshme…”

Është interesant se në raportet e Marjanoviqit që i kishte siguruar nëpërmes agjentit Jugosllav Petrushiq nuk përmendet askund Adem Demaçi as Albin Kurti, zëdhënësi gjeneral dhe zëvendësi i tij, të cilët mbanin konferenca për shtyp në Prishtinë pa u penguar nga askush.

Thuhet se 20 deri 30 % e UÇK-së nuk kontrollohej nga askush dhe ata vepronin të lirë. Ky moment ilustrohet me një fotografi ku duken qartë Agim Ramadani, Xhafer Gashi dhe Anton Quni. A ishin pra brigadat e FARK-ut që vepronin në kuadër të UÇK-së që komandoheshin nga ministria e Mbrojtjes që vepronin në terren dhe mu për këtë për t’i qetësuar vendoset të vritet Ahmet Krasniqi!?

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme