Fehmi Mujota, ish ministër i Ministrisë së Infrastrukturës do të jetë zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Zëvendësministri i deritanishëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Mevludin Krasniqi do të jetë në pjesën e mbetur të mandatit të kësaj qeverie i angazhuar si zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa zëvendësministre në Ministrinë e Integrimeve do të jetë Anila Statovci, ka bërë të ditura burimet e portalit Sakte.net brenda Qeverisë. Ndryshime do të ketë edhe në radhët e LDK – së./Sakte.net