Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në koordinim me Këshillin e Prindërve ka vendosur që të pezullojë mësimin për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në vend.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” Valmir Gashi, Këshilltar Politik i ministrit Shyqyri Bytyqi.
“Ministria e Arsimit në koordinim me Këshillin e Prindërve ka marrë vendim që të ndërpritet mësimi për nesër në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme për shkak të kushteve jo të mira atmosferike. Dita e nesërme do të zëvendësohet me një ditë tjetër gjatë vikendit”, ka thënë Gashi për “Gazeta Blic”.
Ndryshe temperaturat maksimale nesër në vend do të sillen rreth minus 4 gradë, ndërsa minimalja do të prekë minus 19 gradë celcius.
Ky mot i ftohtë pritet që të përmirësohet gjatë ditëve të vikendit.