Ekskluzive: Zbulohen arsyet pse PDK zgjodhi të sulmojë Dardan Sejdiun

Përmes deputetes Ganimete Musliu, PDK e Kadri Veselit ka shenjestruar nënkryetarin e Lëizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu të cilit nuk ia kanë kursyer as familjen, metodë kjo jo e rrallë e kësaj partie.
Debati është fryrë me kyçjen edhe të një sërë figurash nga të dy partitë duke bërë që kjo çështje të përfundojë në dyert e gjykatave ku Sejdiu ka deponuar padinë civile ndaj deputetes Ganimete Musliu dhe këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi.

Megjithatë, portali Sakte.net nga burime të sigurta mëson se zanafilla e këtij sulmi qëndron tek fakti se emri i nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje ka filluar të përflitet si kandidat i mundshëm për kryetar të Ferizajit, nga e ka edhe origjinën familja e tij. Disa zëra madje nuk kanë përjashtuar mundësinë që Sejdiu të jetë kandidat i Vetëvendosjes për komunën e Prizrenit qytet ky për të cilin PDK ka zhvilluar betejë të pakompromis politike.

Një fakt të tillë nuk e kanë mohuar as nga Lëvizja Vetëvendosje. Për portalin Sakte.net kanë deklaruar se janë duke i shqyrtuar kandidaturat më serioze të Lëvizjes Vetëvendosje dhe se përvoja dhe përgatitja e Dardan Sejdiut e bën atë një kandidat serioz në garën për ndonjërën nga komunat.
Në instistimin nëse Sejdiu do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Ferizajt, burime të portalit Sakte.net kanë deklaruar se është herët të flitet decidivisht, mirëpo nuk e kanë përjashtuar një mundësi të tillë.

Sejdiu ka qenë një prej kandidatëve më të votuar jo vetëm nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai në zgjedhjet e fundit ka grumbulluar 39 mijë vota, vetëm 1 mijë vota më pak sesa kryetari i partisë, Visar Ymeri. Në mandatin e kaluar ndonëse e siguroi ulësen e deputetit, ai zgjodhi postin e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës ku ishte në krye të dy projekteve më të mëdha, reformimit të transportit publik dhe themelimit të ndërmarrjes së parkingjeve. Ai ka paralajmëruar se në këtë mandat do të zgjedh Parlamentin e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme