Hulumtim: Koalicioni Aleanca me BESË ka përparësi të madhe në rrethin e dytë zgjedhor
Enkas për portalin Sakte.net, me kërkesën e tyre
Hulumtim i Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes se Mirë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni për komunat shqiptare
Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë gjatë periudhës 23-24 Tetor të vitit 2017, ka realizuar anketë në lidhje me rejtingjet e partive politike dhe kandidatëve të cilët garojnë në raundin e dytë në zgjedhjet lokale më 29 Tetor.
Anketa është realizuar respondentëtë të gjithë nacionalieteve që jetojnë në komunat përkratese, në një ekzemplarë prej 1.250 të anketuarve.
Për shkak te modelit zgjedhor, IHPQM zbaton metodologji të veçantë për zonat dhe komunat, në të cilat shqiptarët janë shumicë, me qellim që kështu ta arrijë saktësinë e besueshmërisë dhe preferencën e shqiptarëve ndaj partive politike shqiptare.
Anketa është realizuar duke zgjedhur respondentë të rastit, ndërsa mostra është stratifikuar për të ruajtur përfaqësimin e popullatës në komuna dhe njësi zgjedhore, aty ku shqiptarët janë shumicë. Në këtë mostër janë ruajtur specifikat karakteristike të popullatës, siç janë: gjinia, mosha, arsimi dhe vendbanimi rural/urban, duke e përcjellë edhe distrubuimin gjeografik të gjithë popullatës.
Hulumtimi është bërë përmes telefonit me 1.250 të anketuar . Gabimi margjinal i kësaj ankete është +/- 3.5%.
Anketa është realizuar dhe perkrahur nga Institut per Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes se mire, me kërkesë të portalit Sakte.net.