Eksperti Muço: Qindra milionë euro për kapsulim. Qeveria fsheh vjedhjet, godet nënat që shesin perime!

Sot u publikua një video xhiruar vetëm një nate ma parë me pamje nga landfilli e Sharrës ku shikohet qartë se mbeturinat thjeshtë groposen, pa asnjë lloj përpunimi, djegieje, në të ashtuquajturin incinerator për të cilin paguhen 29 euro për ton nga taksat e qytetarëve.

I ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv për të folur mbi këto fakte të reja mbi aferën e inceneratorëve, ishte Roni Telegrafi, kryetar i komisionit te mjedisit në Partinë e Lirisë.

 “Këtu nuk kemi më vend për denoncime, tani gjërat po provohen që deklaratat e kryeministrit dhe të kryetarit të bashkisë Tiranë kanë qenë të rrejshme sepse kryeministri bashkë me Veliajn thanë me zë e figurë se në Sharrë po bëhet një trajtim i plotë i mbetjeve ndërkohë që sapo u provua se aty ka vetëm groposje. 
Tashmë është fare e qartë se aty bëhet vetëm groposje dhe për këtë qytetarët e Tiranës pagujanë 29 euro, ndërkohë që për të njëjtin trajtim qytetarët e Shkodrës paguajën 1600 lekë, kaq duhet të mjaftonte nga organet hetimore që të nisnin një hetim më të thellë për procesin në vetëvete.

 

Si shpjegohet që për të njëjtin shërbim në dy qytete, çmimi është thuajse 100 përqind më i lartë, Tirana me Shkodrën, pse?? Kjo është një pyetje për të cilën duhet të përgjigjet SPAK-u.

Pse Tirana paguan dyfishin e Shkodrës ku trajtimi i mbetjeve është krejt i njëjti? Marrim mbetjet nga rruga, çoji në Sharrë e groposi.

Atëherë prokuroria dhe SPAK duhet t’i ishin përgjigjur pyetjes: ‘Përse’?!“, u shpreh Telegrafi.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme