Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje nga atentati mafioz ndaj dy shqiptarëve, Irakli Davella dhe Edi Lolo dukë lënë të vdekur në vend 45-vjeçarin Davella.
Referuar hetimeve, Protothema shkruan se bëhet fjalë për një vrasje që ka si motiv larjen e hesapeve dhe se krimi ka qenë i planifikuar dhe i mirë organizuar, pasi autorët ditën e krimit (15 dhjetor) kishin vjedhur makinën që u përdor në vrasje.
“Ajo që po shqyrtohet tani është se cili nga dy personat – i vdekuri apo i plagosuri – ishte objektivi. 45-vjeçari që humbi jetën ishte grek, me origjinë shqiptare, pronar lokali në Peristeri dhe dyshohet se kishte lidhje me personazhe të mafies greke. Gjithashtu, në vitin 2009 kundër viktimës është ngritur një dosje për organizim kriminal, zhvatje etj., Po ashtu “person me interes” është edhe personi, i cili ka mbetur i plagosur rëndë në kokë dhe bark dhe po lufton për jetën. I plagosuri kishte shkuar së fundmi në Greqi nga Dubai, për të cilin hetuesit besojnë se ka luajtur rol priten që bënë autorët. Me fjalë të tjera, hetuesit vlerësojnë se ndoshta ardhja e tij në Greqi ka ndodhur për një arsye specifike dhe ka mobilizuar një grup rival”, shkruan Protothema.
Po ashtu bëhet e ditur se dy personat, viktima dhe i plagosuri pak para sulmit ishin takuar me disa persona të tjerë në zonë. Persona të cilët tashmë janë në kërkim nga autoritetet për të përcaktuar nëse kanë ndonjë lidhje me ngjarjen.
Sipas burimeve policore greke, “goditja” është cilësuar si “profesionale”. Siç pohojnë të njëjtat burime, në vendngjarje janë gjetur vetëm tre gëzhoja pistolete, ndërsa në vrasje të tilla është zakon të shihet breshëri zjarri.