Ekzekutimi i Artur Tushit, 44-vjeçari me dokumente ekuadoriane! Dyshimet për vrasës me pagesë! Mediat: Viktima, trafikant droge! E plagosur, gruaja që e shoqëronte

Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i 44-vjeçarit Artur Tushit në Kolumbi, krim i cili dyshohet se u krye nga vrasës me pagesë.


Raportohet se shqiptari mbante dokumente ekuadoriane, ndërsa një grua që ndodhej nën shoqërinë e tij u plagos nga të shtënat me armë zjarri dhe u dërgua në spital.

Vrasja me pagesë ndodhi pasditen e së dielës një rrugën El Poblado, ngjitur me qendrën tregtare Santa Fe, në Medellín.

Vrasësi i dyshuar, një shtetas venezuelian, i cili mbërriti në vendgjarje me motoçikletë, u kap në komunën e Bello-s, në veri të Luginës së Aburrá-s.

Vrasesi i dyshuar
Vrasesi i dyshuar

Policia kolumbiane sekuestroi si motoçikletën ashtu edhe arma e zjarrit e përdorur për të kryer vrasjen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme