Ekzekutimi i biznesmenit/ Rrëmbeu vajzën në Itali, që të mos martohej me kosovarin

Biznesmeni që humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës nuk ka qenë emër i panjohur për policinë. Memli Begalla para se të ndryshonte emrin nga Afrim Begalla, është arrestuar në vitin 2009 në Itali për marrjen me forcë të vajzës së tij.
Sipas mediave italiane, “Pasi i kishte thënë prerë se “nuk do martohesh me kosovar”, dy qytetarë shqiptarë, babai dhe vëllai i 27-vjeçares që pritej të bëhej nuse, e kanë detyruar me forcë që të hipë në makinë dhe nga një qytet i papërcaktuar në Zvicër mbërritën në Bari për të shkuar në Shqipëri.
Pas lëshimit të kërkesës ndërkombëtare të arrestit nga autoritetet zvicerane, babë e bir u dërguan në një burg në Bari, e ndaj tyre u ngritën akuza e rrëmbimit të personit dhe heqjes së lirisë.
Biznesmeni 64 vjeçar është qëlluar mbrëmë me një armë zjarri në një shesh pushim pallati në afërsi të zonës së ish-bllokut./Dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme