Elita Rudi, është moderatorja e njohur që bëri bujë të madhe me lidhjen e saj me reperin, Gjiko.
Lidhja e saj u komentua aq shumë, saqë Elita pothuajse ishte çdo ditë pjesë e mediave rozë, shkruan ORAinfo.
Dashuria e tyre u forcua, kur në jetë erdhën dy fëmijët e tyre, Zëri dhe Bota.
Krahas kujdesit për dy fëmijët e saj, Elita shfaqet shumë aktive edhe në rrjetet sociale.
Ajo se fundmi ka publikuar një foto të djalit të saj, Zërit. Të veshur bukur dhe të kombinuar me stil, Zëri i’a ka ‘këputur kokën’ babait të tij, Gjikos.
Zëri në këtë foto po duket një bukurosh i vërtetë. /ORAinfo/