Moderatorja e njohur Elita Rudi bëri bujë të madhe me lidhjen e saj me reperin, Gjiko.
Lidhja e saj u komentua aq shumë, saqë Elita pothuajse ishte çdo ditë pjesë e mediave rozë, shkruan ORAinfo.
Dashuria e tyre u forcua, kur në jetë erdhën dy fëmijët e tyre, Zëri dhe Bota.
Krahas kujdesit për dy fëmijët e saj, Elita shfaqet shumë aktive edhe në rrjetet sociale.
Elitës sot i ka ndodhur diçka e pazkontë në Prishtinë.
Asaj i janë bllokuar rrotat e veturës, për shkakë se e njëjta nuk ka paguar parkimin public për veturën e saj.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Elita përmes një postimi.
“Gjithmonë e paguaj )parkimin), por atë njëherë kur harron të kapin. Fati im, ose Prishtina Parking shumë të shpejt”, ka shkruar ajo. /ORAinfo/