Ajo gjithmonë është komentuar për linjat e saj.
Elvana Gjata, përveç se është kujdesur të sjellë super hite këtë verë, kujdes i ka kushtuar edhe formës fizike të trupit.
Ajo nuk heziton të ndjekë rutina fitnesi e as regjimet për trup të shëndetshëm.
Sot, Elvana ka publikuar në Instagramin e saj disa imazhe nga rutina, duke ngritur pesha të rënda.
Në sy bien linjat trupore që janë për t’u marrë lakmi.