Elvis Hoxha godet ambasadorët amerikan që shërbyen në Kosovë

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha përmes rrjetit social ka shkruar këndvështrimin e tij lidhur me ambasadorët amerikanë në Kosovë.

“Për ambasadorët amerikanë në Kosovë do të kujtohemi mirë.

Tina Kaidanow nuk mundej me duru të kuqen, të zezën, shqipen me dy krena, Vetëvendosjen. Pra e donte Kosovën, kalimthi, pa flamur dhe pa vetëvendosje. Të vetmen certifikatë studimesh jo amerikane që zotëron, e ka marrë në Rusi.
Christofer Dell e pëlqente Kosovën si një rrugë ku në pazare e sipër mund me bë pare sa të kesh qejf e jo nevojë, madje edhe me porosit president republike me telefon. Thonë se tani punon në Afrikë.
Delawie, e mbaj mend kur u zgjodh Thaçi president. E shoh ende përtej rrjetës se policëve e gazit, tek dilte i lumtur për parajsën demokratike dhe mistike, për ndërtimin e së cilës ai vetë kish kontribuar”, ka shkruar anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme