Analisti nga Shkupi, Emad Mehmeti, vlerëson se pikë e dobët e politikës së BDI-së dhe Ali Ahmetit janë marrëveshjet dhe premtimet gojore, në vend se të bëjnë marrëveshje të shkruara.
Pikërisht për shkak të kësaj dobësie të BDI-së, Mehmeti vlerëson se sot nuk është kryeministër Naser Zyberi, siç u premtua para zgjedhjeve të vitit 2020, por kemi kryeministër maqedonas, Dimitar Kovaçevski.
“Po të kishte bë marrëveshje të shkruar me Zaevin, e jo vetëm me fjalë që i bartë era, Ali Ahmeti sot do ti hidhej në përqafim kryeministrit Naser Zyberi, e jo kryeministrit Dimitar Kovaçevski.
Atëherë vërtetë do ti kishte hije të kendon këngë me qiftelia dhe nuk do të detyrohej ta fshijë videon!”, ka shkruar Mehmeti në Facebook.
Premtimi për kryeministër të parë shqiptar ishte premtimi kryesor i BDI-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020. Pas zgjedhjeve ky premtim u devalvua në një marrëveshje joformale për kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të qeverisjes, që realisht ka vetëm karakter teknik./sakte.net