Emërimi i Mariqit nga Qeveria e Serbisë, s’prishë punë për Qeverinë e Kosovës

Emërimi i ish-ministrit të Qeverisë së Kosovës, Lubomir Mariq, nga qeveria e Serbisë në postin e zëvendësdrejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, e cila drejtohet nga Marko Gjuriq, nuk shihet problematike nga drejtuesit e ekzekutivit të vendit.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se emërimi në pozita të tilla, në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën, varet nga Serbia.

“Ai është në ekip të Beogradit dhe jo në ekip të Kosovës. Ne nuk mund të vendosim se kë ata e emërojnë në ekipin e tyre. Mirëpo nëse do të vendosnim ne, sipas të gjitha gjasave edhe disa të tjerë nuk do të ishin në atë ekip”, ka deklaruar Gecaj.

Ai tha që kjo është çështje e qeverisë së Serbisë por, sipas tij, ka të tjerë që do t’i ishin përgjigjur më mirë kësaj pozite.

“Ai është në ekipin me të cilin ne negociojmë, por ka të tjerë më konstruktiv sesa që do të jetë zotëri Mariq. Megjithatë kjo është çështje e Beogradit dhe është çështje e tyre se kë ata e vendosin në ekipin e tyre”, ka vazhduar Gecaj.

Gecaj më tutje për “Zërin” tha se një emërim i tillë mund të ketë qenë i qëllimshëm, mirëpo, siç thotë ai, nuk paraqet problem në bisedimet me Beogradin.

Ndërsa deputeti opozitar nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje” (VV) Mytaher Haskuka, emërimin e Mariqit e sheh si zyrtarizim të punës që ka bërë deri më tani. Sipas tij, ardhja e Mariqit në këtë pozitë e vërteton që marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën nuk po normalizohen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme