Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit (EMRI)

Insidor Rexhepi është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.


Ministria e Drejtesise
Ministria e Drejtesise

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

V E N D I M

PËR

EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË     SË PËRGJITHSHME TË ANTIKORRUPSIONIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të kreut III, të       vendimit nr.436, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin e funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Z. Insidor Rexhepi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.
  2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme