Emocionuese: Djali i dëshmorit në mesin e ushtarëve që i sollën Kosovës medaljen e artë (Foto)

Skuadra e Brigadës së Reagimit të Shpejtë e Forcë së Kosovës, e përbërë prej 8 pjesëtarësh është dekoruar me Medaljen e artë në një ndër ushtrimet më sfiduese dhe më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol’’në Wells të Mbretërisë së Bashkuar.

Në mesin e  pjesëtarëve të FSK-së që i sollën Kosovës një medalje të artë, është edhe djali i dëshmorit Isa Kastrati, Fiton Kastrati.

Në këtë ushtrim kanë marrë përveç 102 skuadrave nga njësi të ndryshme të ushtrisë britaneze, kanë marrë pjesë edhe 18 skuadra mysafire, nga vendet si Gjermania, Italia, Zvicrra, Brazili, Irlanda, Australia, Belgjika, Meksika, etj.

Deri në fazën e 6-të vetëm 10 skuadra përfshirë skuadrën e FSK-së kanë arritur të dekorohen me medaljen e artë, shumë të tjera kanë arritur vetëm ta përfundojnë ose kanë marrë medaljen e argjentë dhe bronzi. /Periskopi/

Image