EMRAT/ Drogë “express” me taksi, dy shqiptarët dënohen nga gjykata britanike

Dy të rinj shqiptarë pjesë e një bande janë burgosur në Britaninë e Madhe, pasi akuzohen se shpërndanin drogë me “shërbim taksie” në Somerset.

Të dënuarit janë Fatlind Boshnjaku dhe Ergys Aliajn. Në mediat britanike, thuhet se drejtuesi i kësaj bande, ishte Fatlind Boshnjaku, i cili u arrestua dhe dënua.

Ishte ai që udhëzonte shpërndarësit, duke përfshirë këtu edhe Ergys Aliajn në qindra vendndodhje në Taunton, Yeovil, Wellington, Martock dhe Stogursey.

Për një periudhë 6-mujore djemtë furnizuan me kokainë dhe heroinë përdoruesit lokalë. Ata mendohet se kanë fituar nga ky aktivitet i jashtëligjshëm pothuajse gjysmë milioni Paund.

Shqiptarët përdornin të ashtuquajturën “metoda e kodit postar” për të vendosur marrëveshjet për shitjen e drogës.

Ata u vunë nën përgjim. Mësohet se atyre u janë analizuar me qindra mesazhe telefonike. Dy të rinjtë dolën të premten e kaluar para gjykatës dhe u shpallën fajtorë për shpërndarje të drogave të klasit A.

Për Boshnjakun u vendos dënim me burg për 8 vite, ndërsa Aliaj u dënua me 2 vjet e katër muaj heqje lirie.

Sipas provave telefonike, pra mesazheve, mendohet se mes Tetorit 2020 dhe Marsit 2021, shqiptarët kanë realizuar 11 796 shitje droge.

Vlera totale e përfituar llogaritet 471 867 Paund. Klientët thjesht bënin kontakt me numrin e shpërndarësve. Më pas korrierit i jepej një vendndodhje dhe instruksionet se ku do të bëhej shpërndarja e drogës.

Pas kontrollit të linjave telefonike, ishte Boshnjaku. Ai kishte nën kontroll 4 persona, ndërsa ta edhe Aliajn. Boshnjaku siguronte akomodim dhe mjete për shpërndarësit e tij. Këta të fundit punonin si shërbim 24/7.

Avokati mbrojtës i Boshnjakut tha se ky i fundit kishte shkuar në Britani që në moshën 15-vjeçare për t’i shpëtuar dhunës.

Në moshën 21-vjeçare ai u braktis nga shërbimet sociale të shtetit britanik dhe për shkak të kësaj i hyri aktiviteteve të paligjshme.

Ndërkohë Aliaj kur kishte kryer krimin kishte qenë 17 vjeç dhe kishte shkuar në Britani në mënyrë të paligjshme.

Por pavarësisht këtyre arsyetimeve gjyqtari i çështjes tha se aktiviteti ku ata ishin përfshirë ishte i sofistikuar dhe për këtë arsye i dënoi./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme