EMRAT/ Goditi vjehrrën me bastun dhe e bëri për spital, në pranga nusja 43 vjeçare! Detaje nga ngjarja e rëndë në Shkodër dhe reagimi i djalit të moshuarës

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër dy ditë më parë, ku një 82 vjeçare është dhunuar fizikisht nga nusja e saj 43 vjeçe, e cila është arrestuar.


Në pranga ka rënë Elmira Buci, 43 vjeçe, e cila ka goditur të moshuarën Nazmie Buci me bastunin që kjo e fundit e përdorte për të lëvizur.

82 vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe po merr trajtim mjekësor të nevojshëm.

Djali i 82 vjeçares, shtetasi Ylli Buci, 50 vjeç pasi erdhi nga puna as nuk e dërgoi në spital nënën e tij dhe as nuk lajmëroi policinë për të dënoncuar rastin por kritikoi të emën duke i thënë se pse ke bërë fjalë me nusen time

Ngjarja ndodhi para dy ditësh më 10 shtator ndërsa të nesërmen pasi e moshuara ka dalë jashtë, janë komshinjtë që pasi e kanë parë se në çfarë gjendje është kanë telefonuar policinë dhe ambulancën. Nazmie Buci nuk mundi të lajmërojë askend sepse nusja e saj i kishte thyer celularin…

Shtetasja Nazmie Buci e cila mori mjekim në spital dy ditë pasi u dhunua dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën jetonte prej afro 5 vitesh nga momenti kur djali i saj u martua me Elmira Bucin, e arrestuar nga policia e Shkodrës. Efektivët vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti të dhunës në familje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme