(EMRAT) Mega-operacioni anti-drogë në Korçë/ Shkon në 25 numri i të ndaluarve, 6 në kërkim e 70 të tjerë në hetim penal!

Ka shkuar në 25 numri i personave të ndaluar në kuadër të operacionit anti-drogë “Knock down”, në Korçë, të finalizuar më datë 20.04.2022, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Policia ka arrestuar shtetasin e  shpallur në kërkim Romeo Beluli, 22 vjeç, banues në Korçë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 19.04.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë që 6 të tjerë janë end enë kërkim dhe 70 janë nën hetim penal. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se, 24 persona ranë në prangat e Policisë së Korçës në datën 20 prill dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim si dhe janë në hetim 70 persona, të cilët shpërndanin drogë në qytet, në bashkëpunim me  njëri-tjetrin.

Shkatërrimi i grupit erdhi pas 5 muajsh hetime nga policia, ndërsa gjatë operacionit u sekuestruan 20 gram kokainë, 340 gram kanabis, 21.6 gram heroinë, 2 kokrra metadon., 1.556.300 lekë, 20.595 euro, 110 dollarë, 280 paund, 50 telefona celularë, 20 automjete, 5 peshore elektronike, 1 radio marrëse policie dhe 1 përforcues grushti.

 

NË PRANGAT E POLICISË KANË RËNË:

1.Rodolf Mara, 38 vjeç, banues në Korçë.

2.Olger Hasan, 37 vjeç, banues në Korçë.

3.Romeo (Ilir) Starovecka, 43 vjeç, banues në Korçë.

4.Mateos Aliko, 27 vjeç, banues në Korçë.

5.Juxhin Kulla, 37 vjeç,  banues në Korçë.

6.Klajdi Avramushi, 32 vjeç, banues në Korçë.

7.Joan Xhambazi, 25, vjeç, banues në Korçë.

8.Musjano Ali, 29 vjeç, banues në Korçë.

9.Kristi Ndoja, 25 vjeç, banues në Korçë.

10.Arten Zallëmi, 33 vjeç, banues në Korçë.

11.Elton Manka, 34 vjeç, banues në Korçë.

12.Edjon Agolli, 42 vjeç, banues në Korçë.

13.Nikolin Pulluqi, 26 vjeç, banues në Korçë.

14.Letion Rënxa, 34 vjeç, banues në Korçë.

15.Igor Mihali, 35 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë

16.Vasjan Shtambari, 39 vjeç, banues në Korçë.

17.Kristo Shkembi, 39 vjeç, banues në Korçë.

18.Sokol Haxhi, 40 vjeç, banues në Bilisht.

19.Andrea Bleta, 34 vjeç, banues në Bilisht.

20.Emanuel Muka, 30 vjeç, banues në Maliq.

21.Andrea Miçani, 31 vjeç, banues në Korçë.

22.Elton Adili, 41 vjeç, banues në Korçë.

23.Andi Duka , 44 vjeç, banues në Elbasan.

24.Sajmir Suvaria 31 vjeç, banues në Korçë.

25.Romeo Beluli, 22 vjeç, banues në Korçë

JANË SHPALLUR NË KËRKIM PERSONAT ME INICIALET:

26.Th.R.,

27.E.S.,

28.K. X.,

29.A. Xh.,

30.E. F.,

31. A.M.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme