Me dorë të hekurt ndaj shoferëve të pabindur/ 88 mijë gjoba në 4 muaj në Tiranë për shkelje rrugore

Mos respektimi i sinjalistikës rrugore dhe semaforit, si dhe përdorimi i celularit në timon janë shkeljet më të shpeshta që shoferët kryejnë në kryeqytet.


Referuar të dhënave të Policisë Rrugore në Tiranë, rezulton se që nga fillimi i vitit e deri më tani janë vendosur në total 88 523 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, raporton abcnews.

Numrin më të lartë e mbajnë masat administrative për mos respektim të sinjalistikës e semaforit. Vetëm për këtë shkelje nga Janari deri në Prill, në kryeqytet janë vendosur 17 398 gjoba.

13 151 gjoba të tjera janë vendosur ndaj shoferëve që përdorin celularin në timon.

7 714 drejtues mjetesh janë gjobitur për mos vendosjen e rripit të sigurimit dhe 2 246 gjoba janë vendosur për mjetet që lëvizin me xhama të zinj.

Masa të tjera administrative janë vendosur edhe për drejtuesit e mjeteve që udhëtonin në gjendje të dehur apo për ata shoferë që kryejnë në rrugë parakalime të gabuara e lëvizin tej normave të lejuara.

17398 gjoba për mos respektim të sinjalistikës dhe semafori

13151 gjoba për përdorim të celularit në timon

7714 gjoba për mos vendosjen e rripit të sigurimit

2246 gjoba për mjetet me xhama të zinj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme