EMRAT/ Nën akuzën e dhunës s*ksuale në grup, shpallen të pafajshëm 3 të rinjtë shqiptarë! Gjykata e Milanos: Historia e viktimës, jo e besueshme

Gjykata e Milanos ka shpallur të pafajshëm tre të rinj shqiptarë, të cilët u akuzuan për dhunë seksuale në grup ndaj një 23 vjeçareje, ngjarje e ndodhur më 3 maj 2022 në një motel në Cornaredo.


Media Il Giornale,  raporton se shtetasit Alvardo Agarajn, Xhentian Agarajn dhe Alfiol Qukun, janë të pandehurit e shpallur të pafajshëm.

Për ta, prokurorja Rosaria Stagnaro kishte kërkuar dënime me 13, 9 dhe 8 vjet e gjysmë burg. Sipas hetimeve të kryera nga karabinierët, viktima pasi ka takuar një nga të tre në një lokal nate në zonën e Corso Como, ka pranuar të shkonte me të për të kryer marrëdhënie seksuale në një hotel luksoz në qendër të qytetit. Në vend të kësaj, sipas historisë së saj, ajo u dërgua në një motel, ku u detyrua të bënte seks me tre djem.

Në bazë të vendimit të pafajësisë, gjyqtarët e kanë konsideruar të pabesueshme historinë e viktimës, duke e konsideruar të besueshme atë të të pandehurve, të mbrojtur nga avokatët Amedeo Rizza dhe Cristian Bentivegna.

Djemtë kishin përfunduar në burg me urdhër të gjyqtarit hetues, të liruar nga burgu nga Shqyrtuesi dhe u liruan në paraburgim nga një kolegj tjetër pas anulimit të lirimit të tyre nga Gjykata Supreme.

Ndërkohë, Alvardo Agaraj u arrestua dhe u dënua me 14 vjet burg më 12 korrik 2023 për vrasjen e Abderrahim El Kharmoudi, 45- vjeçarit maroken që vdiq pasi u godit nga dy plumba jashtë lokalit Agora në qendër të qytetit Cornaredo natën e 23 tetorit 2022.

Një nga dy të tjerët ishte liruar nga burgu nga Gjykata, ndërsa një i tretë ishte dëbuar në Shqipëri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme