Emrat: Zbardhet plagosja në Shkodër, arrestohen dy autorë

Policia e Shkodrës ka zbardhur plagosjen me thikë që ndodhi mbrëmë në lagjen “Tepe”.

Uniformat blu kanë arrestuar dy prej autorëve të dyshuar.

Ata janë vëllezërit Avdyl Lushaj 25 vjeç dhe Saimir Lushaj 27 vjeç, kurse është shpallur në kërkim edhe vëllai i tretë 20-vjeçari me iniciale S.L.

Policia thotë se të tre autorët qëlluan me pistoletë në ajër dhe plagosën me thikë qytetarin me iniciale N.L.

Policia gjeti në vendngjarje 7 gëzhoja arme zjarri pistoletë dhe prova të tjera biologjike.

Ndaj tre vëllezërve policia ka ngritur akuzë e kanosjes, plagosje të lehtë me dashje, prodhim dhe armëmbajtje pa leje. /tvklan.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme