EMRI/ Aksident me vdekje në rrugën Peqin–Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan, në fshatin Përparim të Peqinit.


Një furgon është përplasur me një makinë pastrimi (automjet i mbeturinave), duke shkaktuar humbjen e jetës së një punonjësi të pastrimit, Bedri Dedej.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e goditjes ka ndërruar jetë në vendngjarje punonjësi i mbeturinave, i cili ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e aksidentit, raporton gazetati Fatmir Popja.

Policia dhe shërbimet emergjente ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme