EMRI/ Arrestohet autori i grabitjes në supermarketin në Yzberisht! Momenti kur 40-vjeçari vihet në pranga

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe ka arrestuar autorin e grabitjes së një dite më parë të një supermarket në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Mësohet se ai është Elkjer Tafciu.


Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari që vodhi një shumë parash dje, në një market në Yzberisht, duke kanosur punonjësen, me thikë.

I arrestuari, me precendent penal për vjedhje me dhunë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjes së kryer dje, në kërcënimin e thikës, në një market në Yzberisht, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Intervent”.

Si rezultat i operacionit u identifikua, u kap në Rrugën e Qelqit dhe u vu në pranga autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi E. T.(T), 40 vjeç, banues në Tiranë.

Punonjësja e marketit që u dëmtua në dorë, nga thika që mbante autori, në tentativë për ta ndaluar atë, mori mjekim dhe u largua nga spitali.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme