“Je fajtor për zjarrin”- Flakët që përfshinë tregun tek “5 Maji”, tregtari përplasje me përgjegjësin! Ndërhyn policia

Një incident mes  një tregtari dhe përgjegjësit të tregut ka ndodhur në zonën e “5 Majit” në Tiranë, aty ku edhe një ditë më parë ra një zjarri i madh duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.


Gazetarja Xhensila Kodra raporton se tregtari ka akuzuar përgjegjësinë se është fajtor për rënien e zjarri.

Kjo ka detyruar policinë të ndërhyjë dhe ta shoqërojë tregtarin në komisariat.

Ndërkohë mësohet se nga zjarri janë djegur 2 kapanonë me më shumë se 100 magazina, me një sipërfaqe totale rreth 10 mijë metër katror.

Zjarri dyshohet se është shfaqur nga një nga kabujt elektrik diku në mesin e kapanonit. Nga pamjet e kamerave të sigurisë shfaqen flakët, të cilat, sipas ekspertëve, paraprakisht dyshohen prej elektricitetit, prej ngjyrës karakteristike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme