EMRI/ Arrestohet në Lezhë 25-vjeçari në kërkim nga ‘Interpol Roma’ për trafik droge! Pritet ekstradimi drejt Italisë

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim nga ‘Interpol Roma’ pasi akuzohet nga Gjykata e Ternit, Itali, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, është arrestuar sot në Lezhë.


Bëhet fjalë për shtetasin Serxhio Nikolli, 25 vjeç, banues në Shënkoll. I riu do të ekstradohet drejt Italisë.

“Kapet në Lezhë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, një 25-vjeçar, i akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike”, njofton policia.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Terni”, vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Lezhë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, një 25-vjeçar, i akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë operacionit të koduar “Terni”, kanë kapur në qytetin e Lezhës dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin Serxhio Nikolli., 25 vjeç, banues në Shënkoll.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi akuzohet nga Gjykata e Ternit, Itali, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme