EMRI/ Dhunohet barbarisht punonjësi i Ndërmarrjes së Pastrimit në Vlorë! Rrezikon shikimin në syrin e djathtë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku një 70-vjeçar është sulmuar brutalisht në mes të ditës.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, përballë tregut të Çoles, ku Kozma Kukli, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit, është dhunuar fizikisht nga persona ende të paidentifikuar.

Kukli u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas burimeve, ai ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe në syrin e djathtë dhe rrezikon humbje të shikimit.

Sipas dëshmisë së vetë të moshuarit, dy persona janë afruar me një furgon, kanë zbritur prej tij dhe e kanë goditur në mënyrë të menjëhershme dhe pa asnjë paralajmërim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme