EMRI/ Goditi me grusht në fytyrë punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës, arrestohet avokati

Redi Llanaj, avokat në Vlorë, është arrestuar sot nga Policia pas një incidenti të ndodhur në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë në qytet.


Sipas burimeve zyrtare, Llanaj ka goditur me grusht në fytyrë një punonjës sigurie, shtetasin F. M., 60 vjeç, i cili ka marrë dëmtime në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e gjykatës dhe është konstatuar në flagrancë nga forcat e rendit.

Menjëherë, sapo ndodhi ngjarja policia shoqëroi në komisariat avokati Llanaj dhe punonjësin e sigurisë të dhunuar.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, teksa ndaj avokatit do të ndiqet procedura ligjore përkatëse.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme