EMRI/ I kërkoi 20 mijë euro për të mos i bllokuar biznesin, por përfitoi gjysmën e parave si fazë paraprake, AMP e Durrësit arreston Krye-komisarin! Ja akuzat me të cilat po përballet dhe detajet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Durrës ka arrestuar Kryekomisarin Gazmir Preci, me detyrë Shef i Sektorit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP-në e qytetit bregdetar.


Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar hetime ndaj Precit, duke siguruar se kryekomisari ka shantazuar një pronar lokali në Durrës për t’i dhënë para, ose në të kundërtën do t’i bllokohej biznesi.

Gazmir Preci i ka kërkuar këtij shtetasi 20 mijë euro, por fillimisht i mori 10 mijë euro, si ‘fazë e parë’.

SPAK ka arritur të dokumentojë me prova ligjore këtë paligjshmëri të Shefit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve, ndaj e ka urdhëruar arrestimin e tij.

Ai akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në mbështetje të operacionit janë sekuestruar ne cilësinë e provës materiale vlera monetare e marrë, 10 mijë euro, dokumente që lidhen me këtë ngjarje si dhe dy aparate telefonike celularë.

Sakaq, po vijojnë hetimet nga Prokuroria e Posaçme për dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarje, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të radhëve blu që mund të jenë përfshirë në këtë skandal.

NJOFTIMI I AMP-së

Durrës – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), pas hetimeve intensive të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, Kryekomisar G.P., me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arrestimi i tij u bë i mundur, pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke aplikuar metoda speciale, si rezultat i të cilave u siguruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik, i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën e parë, nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes një shtetasi, posedues i një lokali në qytetin e Durrësit.

Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare prej 10 mijë euro, dokumenta që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë.

Hetimet vijojnë pë dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme